Përbërësit: 

5 vezë,

1 gotë qumësht,

1 gotë e çajit vaj,

18 lugë sheqer,

12 lugë miell,

1 pluhur për pjekje (pecivë),

1 sheqer vanile,

6 lugë kakao,

çokollatë kuzhine.

Përgatitja: 

Në një enë kuzhine shtojmë qumështin dhe sheqerin, i përziejmë në fillim me tel kuzhine pastaj shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje e përziejmë masën dhe ia shtojmë kakaon.

E përziejmë përsëri masën me lugë druri dhe pasi të jetë gati e hedhim në tepsi për ëmbëlsira të lyer me vaj.

Ngrohim furrën paraprakisht dhe e pjekim në 180 gradë C për 20 minuta.

Torta piqet shpejtë prandaj duhet ta shikoni me shkop .

Më pas hedhim çokollatën e kuzhinës të përgatitur më parë me pak qumësht dhe një lugë vaj dhe sapo të jetë gati ia hedhim tortës.

Mund ta dekoroni sipër sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!